
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Tv se incidentet e ndodhura deri më tani nuk janë parimore, duke shtuar se problematika kryesore është menaxhimi i situatës nga KQZ, duke qenë se vetë ky institucion thotë se ka mungesë informacioni nga 2500 qendra votimi.
I kam parë me interes problematikat që kanë ndodhur nga ora 7. Duhet thënë që problematika kryesore ka qenë me menaxhimin nga ana e KQZ-së sesa me problemet që kanë zhvilluar votuesit dhe subjektet zgjedhore. KQZ thotë që ka mungesë informacioni nga më shumë se 2500 qendra. E çuditshme si KQZ nuk ka raportim nga 2500 qendra , kjo krijon problematikat kryesore. Incidentet janë të vogla, nuk janë parimore, nuk e dëmtojnë shumë procesin, duke anashkaluar vetëm historinë e Durrësit.
Durrësi kryefjala e të gjitha lëvizjeve të krimit është denoncuar dhe nga kandidati i opozitës. Cara më shumë ka folur për lëvizjet e tyre se për çfarë do të ndryshojë duke e pasur si shqetësim kryesor.
Në disa qytetet kur kriminaliteti është gjithnjë në rritje Shkodër, Vlorë, nuk ka lëvizje sepse diferencat e votës nuk ndryshojnë asgjë. Nuk e shohin të arsyeshëm të futen kur aplikimi i tyre nuk do sillte ndryshime. Ndryshe është me Durrësin.
Në Rrogozhinë dhe Peqin është ndikuese. Se janë bashki të vogla me pak votues dhe numri më i madh i të burgosurve është në burgun e Peqin. Në Shkodër ka numër të lartë zgjedhësish. Peqin dhe Rrogozhinë që janë bashki të vogla me numër të lartë të burgosurish, i kalojnë 200 t. 200-300 vota janë të rëndësishme.



