Ambasada franceze reagon për vdekjen e Florencit: Do të kryhet autopsi, hetimet vazhdojnë

Ambasada franceze reagon për vdekjen e Florencit: Do të kryhet autopsi, hetimet vazhdojnë

Pas protestës së qytetarëve dhe shoqërisë civile, për vdekjen e Florenc Beqirit, në spitalin e Marsejës, ka reaguar për herë të parë edhe ambasada Franceze .

Në një njoftim për mediat, ambasada e Francës thekson se ngjarja do hetohet dhe viktimës pritet ti bëhet autopsia e cila do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar.

Ambasada i shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit.

Reagimi i ambasadës së Francës në Tiranë:

“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”

23-vjeçari Lorenc Beqiri humbi jetën në Francë në rrethana ende të paqarta.

Ai ndodhej prej dy vitesh në Francë ku kishte aplikuar për azil, ndërsa kohët e fundit e kishin kapur pa dokumenta dhe sipas të afërmve ai u dhunua në strehimin e azilkërkuesve dhe ra në gjendje koma.

Pas një jave në spitalin e Masejës, Florencit iu hoqën aparaturat që e mabin gjallë dhe më pas ka gjetur vdekjen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy