Vajza e miliarderit të pasurive të patundshme, Jeff Sutton, u martua me Eliot Cohen në një ceremoni luksoze në jug të Italisë. Renee Sutton vendosi u martua sipas traditës hebreje. Ceremonia llogaritet të ketë kushtuar 25 milionë dollarë.
Biznesmeni nga Manhatani kishte organizuar mbërritjen e të ftuarve me avionë privatë. Ata kanë qëndruar në hotelet dhe resortet luksoze të Pulias, ku paguhet mesatarisht 500 dollarë për një natë.
Dasmorët janë bërë pjesë e festave në plazh apo darkave ku menuja e ushqimit i kalon 20 faqe. Të paktën 50 makina u morën me qira për t’i shëtitur dasmorët nëpër qytet.



