Afera e inceneratorëve, Tomorri: Po bashkohen pjesët e mozaikut, bomba e vërtetë mbetet Tirana

Afera e inceneratorëve, Tomorri: Po bashkohen pjesët e mozaikut, bomba e vërtetë mbetet Tirana

Lëshimi i urdhër-arresteve nga SPAK për të dyshuarit si të përfshirë në aferën e inceneratorëve tregon se copëzat e mozaikut kanë filluar të bashkohen. Megjithatë, sipas gazetarit të ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, bomba e vërtetë është inceneratori i Tiranës.

E gjithë kjo histori është një labirinth i shkeljes së ligjit. Mesa duket tani po bashkohen pjesët e pazëllit. Por bomba e vërtetë mbetet Tirana.

Sa i takon rastit të Fierit, Tomorri tha se parregullsitë e evidentuara janë të shumta, megjithatë roli i Alqi Bllakos mbetet për t’u sqaruar.

Në rastin e inceneratorit të Fierit kemi të bëjmë me një procedurë, e cila megjithëse kishte një vlerë të konsiderueshme me 3 miliardë lekë, nuk u shpall si tender ndërkombëtar. Kur është tender kombëtar, ti përjashton kompanitë e huaja. Kur e shpall të tillë, jep sinjale se do ta orientosh diku ku është paracaktuar. LSI ka folur për procedurën, e cila është shpallur pa miratimin e Ministrisë së Financave. Ka pasur ndryshim të vendit të ndërtimit si edhe dyshime për shkelje të ligjit, për faktin se ndërtimi nuk është konsultuar me banorët. Për cilën nga këto prokuroria dyshon mbi Bllakon, kjo nuk është e qartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy