Gazetari Arsen Rusta në studion e lajmeve në MCN Tv e ka cilësuar vendimin e SPAK me detyrim paraqitje dhe ndalim udhëtimi jashtë vendit për Ilir Beqjan si një masë sigurie të vonuar. Ai tha se ditën e hënë Beqja del para GJKKO-së, ndërsa theksoi se SPAK po punon që sterilizimi të ketë fatin e inceneratorëve.
Është një masë sigurie e cila pritej duhet të ishte dhënë 3 muaj më parë, vjen pak me vonesë kjo masë sigurie e cila në publik nuk ka sjellë pritshmërinë e duhur, por SPAK ka vendosur që së pari të bllokojnë daljen e tij jashtë vendit si dhe paraqitjen e tij. Nuk është vendim i marrë sot, është marrë dy ditë më parë vetëm sot është bërë i mundur ekzekutimi i kësaj mase. Ditën e hënë Beqja do dalë para gjykatës së posaçme ku do japë dhe deklarimet e tij. Ajo që SPAK po bën aktualisht është më e thellë se masa ndaj Beqjas. Jo vetëm që ka çështje të tjera që është hetimi pasuror ndaj Beqjas dhe të tjerëve të përfshirë në këtë koncesion, por SPAK po punon që sterilizimi të ketë të njëjtin fat si inceneratorët që paratë të menaxhohen nga shteti.
Ndërsa pyetjes se si mund të lëvizë Beqja për shkak të postit që ka jashtë vendit kur i është marrë pasaporta, Rusta tha se Beqja prezumohet i pafajshëm por nuk mund të lëvizë jashtë Shqipërisë pa marrë OK e SPAK ose ti çojë kërkesë SPAK dhe gjykata për t’i dhënë leje.
Bllokimi i pasaportës është si një mesazh që Beqja duhet të zëvendësohet në këtë post që ka. Mendoj se është një mesazh që SPAK i ka çuar institucioneve që më shumë se sa në zyrë tashmë Beqja na duhet neve. Pastaj nëse rrezikon burg apo jo, mbetet për tu zbardhur por akuza për të cilën ai është aty ka një marzh dënimi, por më parë duhet të provohet fajësia. Pastaj kemi dhe hetimin pasuror nëse janë të pajustifikueshme ai dueht të japë përgjigje se ku i ka gjetur paratë.



