Protesta e opozitës/ Rama thërret në zyrë kryeprokuroren, shefin e SHISH dhe ministrin e Brendshëm

Protesta e opozitës/ Rama thërret në zyrë kryeprokuroren, shefin e SHISH dhe ministrin e Brendshëm

Një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në godinën e Qeverisë, titullarët e rëndësishëm të institucioneve ligjzbatuese.

Në takimin e thërritur nga Kryeministri Edi Rama mësohet se veç kryeprokurores, Arta Marku, ka qenë i pranishëm edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe  shefi i SHISH, Helidon Bendo.

Në qendër të diskutimit mësohet se ka qenë protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar në të nga të dyja palët, edhe protestuesit edhe policia.

Raportohet se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme që në shkelje të ligjit, hetimi i protestës së PD t’i kalojë Krimeve të Rënda. Mësohet se Arta Marku citohet të ketë thënë që një gjë e tillë tejkalon çdo kompetence ligjore dhe është shkelje flagrante e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy