Administrimi i plazheve, Ademi: Përgjegjësi e qeverisë (VIDEO)

Administrimi i plazheve, Ademi: Përgjegjësi e qeverisë (VIDEO)

Ngjarja e ndodhur në Velipojë ku konflikti për shezlongët shkaktoi katër viktima dhe dy të plagosur ka tronditur vendin.

Por kur flitet për administrimin e hapësirave të plazheve, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi thotë se janë të një niveli qendror.  

Në një lidhje Skype për edicionin e lajmeve të MCN TV, Ademi tha se ngjarja e ndodhur në Velipojë është paprecedentë dhe siç shprehet ajo situata është rënduar për shkak të mungesës së informacionit për ndarjen e territoreve. Ademi evidentoi vonesat në proces, ndërkohë që shtoi se është vetëm një kontratë e lidhur dhe të tjerat janë në pritje.

“Unë vlerësoj ngjarjen si të rëndë dhe të paprecedentë. Është hera e parë që përballemi me një situatë kaq të rëndë në sezonin turistik. Administrimi i stacioneve dhe kushtet e kriteret administrohen në nivel qendror. Bashkia e Shkodrës është përfituese e kësaj kontrate dhe ata paguajnë të ardhurat e pushtetit vendor. Situata është e rënduar sepse ka mungesë informacioni për ndarjen e territoreve të plazhit. Ne kemi vetëm një kontratë që është lidhur dhe të tjerat janë në pritje dhe nuk e dimë se si do të shkojë deri në fund. Kjo situatë është edhe në qytete të tjera. Është shumë situatë e vonuar lidhur me administrimin e plazheve”, tha Ademi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy