Edhe Çelentano shënjestër e “skifterave”? Këngëtari denoncon në blogun e tij

Edhe Çelentano shënjestër e “skifterave”? Këngëtari denoncon në blogun e tij

Këngëtari i njohur i muzikës italiane, Adriano Çelentano, ka ngritur alarmin për persona të panjohur që i kanë hyrë në shtëpi. Në blogun e tij, Çelentano flet për 6 të huaj që i kanë hyrë në shtëpi, me frikën se mund t’i ndodhë gjë atij apo të shoqes.

“Jam i detyruar të bëj të ditura disa fakte shumë të rënda, që po ndodhin në shtëpinë time në Galbate. Prej disa ditësh kemi veirfikuar hyrjen e disa të panjohurve, 6 ose më shumë persona, ndërsa një tjetër vëzhgon nga jashtë”, shkruan këngëtari.

“Këta njerëz janë kapur nga telekamerat e banesës tonë ndërsa vinin rrotull saj në mënyrë të dyshimtë dhe të organizuar. Pamjet i janë dorëzuar policisë. Gjithçka nisi javën e shkuar me tentativën për të vjedhur në makinën e Klaudias (gruas). Kemi denoncuar gjithçka në polici. Nëse ndodh gjë, kjo është parapërgatitja”, shprehet ai.

Denoncimi i këngëtarit vjen vetëm dy ditë pas një tentative për vjedhje në shtëpinë e prezantuesit Roby Facchinetti. Pas këtij episodi, i biri, Francesco Facchinetti, u shpreh publikisht se ka marrë ët gjitha masat dhe nëse dikush tenton të hyjë në shtëpinë e tij, nuk do të dalë i gjallë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy