
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un bëri thirrje për një rritje të prodhimit të lëshuesve të raketave.
Deklarata e tij u bë gjatë një vizite në një fabrikë armësh, në përgatitje për një konfrontim ushtarak me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia shtetërore Kcna.
Shtëpia e Bardhë tha dje se Pheniani e furnizoi Moskën me raketa balistike dhe sisteme shpërndarjeje të përdorura në sulmet e mëdha në ditët e fundit kundër Ukrainës.
“Informacionet tona tregojnë se Koreja e Veriut ka furnizuar së fundmi sisteme lëshimi dhe disa raketa balistike për Rusinë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.
Forcat ruse lëshuan raketa të furnizuara nga Pheniani më 30 dhjetor dhe 2 janar drejt Ukrainës, tha zyrtari amerikan.
Aleatët historikë, Rusia dhe Koreja e Veriut janë të dy subjekt i sanksioneve ndërkombëtare, i pari për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe i dyti për programet e saj të ndaluara të raketave dhe armëve bërthamore.
Në fund të një takimi pesë-ditor të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë në fund të dhjetorit, Kim urdhëroi përshpejtimin e përgatitjeve ushtarake për një luftë që mund “të nisë në çdo kohë” në gadishull.



