Për një grim sa më perfekt, ja çfarë sugjerojnë ekspertët e make up-it

Për një grim sa më perfekt, ja çfarë sugjerojnë ekspertët e make up-it

Thonë që sytë janë pasqyrë e shpirtit,  një portë e hapur e shëndetit të mirë, kurse në fjalorin e grimierëve, sytë janë ”asi nën mëngë” e një pamjeje të kuruar. Nuk ka rëndësi nëse keni sy të zinj, jeshilë, blu apo kafë. Po aq pak rëndësi ka edhe forma e tyre : sy në formë bajameje, të mëdhenj apo të vegjël. Me disa truke të vogla ju mund t’u jepni atyre shprehinë e duhur.r  E dimë që nuk është e thjeshtë, sidomos kur gjendeni përpara një pirgu me lapsa sysh, penel, rimel apo tone pluhur, por në të njëjtën kohë nuk është as e pamundur. Këshillat e mëposhtme janë udhëzuesi që ju duhet. Nëse ju lodhin fjalët, hidhni një sy fotove shoqëruese.

1.Theksoni vetullat: Shpehherë thuhet që nëse fytyra është baza e një pikture, vetullat janë konturet e saj. Nqs doni që sytë tuaj të fitojnë shprehinë e duhur, fillimisht krihni vetullat dhe theksojini duke përdorur një laps të së njëjtës nuancë me ngjyrën e  tyre natyrale.
2.Ekspertët e make up-it ndalojnë përdorimin e lapsit të zi për të bërë vijëzimin e syrit pasi ky i fundit e bën atë të duket më i vogël. Në vend të tij përdorni laps të bardhë, në ngjyrë të fildishtë ose perle.Lapsin e zi mund ta përdorni për të bërë disa pika të zeza mbi sipërfaqen e syrit pasi kështu do të theksoni vijën e sipërme të qerpikëve.
4. Përdorni ton të bardhë pluhur ose në ngjyrë perle per të theksuar pjesën e tulit të vetullës, kanalin e lotit dhe skajin fundor të syrit.
5.Smokey eyes ose sytë e hijëzuar janë tonaliteti i duhur që i përshtatet çdo forme syri dhe ju ndihmon të nxirrni në pah ngjyrën e tyre dhe t’i bëni të kenë më shumë dritë.
6.Lyeni qerpikët më rimel dhe jeni gati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy