
Po zhvillohet sot seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i cili iu drejtua me kërkesë GJKKO-së për ndryshim të masës së sigurisë me pretendimin se i rrezikohet jeta në qeli.
MCN TV mëson se ekspertët po lexojnë ekzaminimin shëndetësor në gjykatë.
Ndërkaq SPAK ka kërkuar që Alla të mbetet në qeli. Apeli i GJKKO la në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë.
Gazetari Arsen Rusta bën me dije për MCN Live se:
Është e treta kërkesë që z.Alla bën para trupit gjykues me argumentin se më rrezikohet jeta për shkak të gjendjes shëndetësore nëse qëndroj në qeli dhe s’do t’i shmangem hetimit. Ekspertët mjeko-ligjor kanë bërë një ekzaminim të gjendjes shëndetësore të Lefter Allës të cilën po e lexojnë në gjykatë. SPAK kërkon që këto pretendime të z.Alla të mos merren parasysh dhe ai të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pasi nuk ka asnjë cenim për sigurinë e jetës apo rrezikshmërinë, për shkak se Qendra Spitalore e Burgjeve, që ndodhet pranë QSUT, i ofron të gjitha kushtet që ai të akomodohet aty”.



