Mosdeklarimi i saktë i pagave/ Muço: Dyfishimi i gjobave për biznesin, kosto për konsumatorin

Mosdeklarimi i saktë i pagave/ Muço: Dyfishimi i gjobave për biznesin, kosto për konsumatorin

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço flet për ndryshim të vazhdueshëm të politikave fiskale ndër vite.

Për MCN Tv ai tha se sot Shqipëria vuan nga pasiguria për të nesërmen dhe se si do jetë situata ekonomike përballë rritjes së inflacionit.

Ai tha se parimisht bie dakord me nismën e qeverisë për tatimin e profesioneve të lira në treg, si audituesit, noterët apo avokatët.

Lidhur me paralajmërimin për dyfishim të gjobave për të gjitha kompanitë që nuk deklarojnë saktë pagat e punonjësve, Muço flet për ndikim negativ në biznes.

Kam përshtypjen se do jetë më tepër pasojë për biznesin se luftë ndaj informalitetin. Kur përmend gjobë ka ndikim negativ si në publik edhe në të bërit biznes.

Kjo kthehet në kosto për konsumatorin final, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme, e pëson konsumatori final.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy