Tentoi të fuste mallra kontrabandë, pranga 32-vjeçarit në Durrës

Tentoi të fuste mallra kontrabandë, pranga 32-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale  F.Z., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gajtë operacionit të arrestimit të 32-vjeçarit janë sekuestruar sende të ndryshme.

Njoftimi i plotë: Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Brands”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Goditet një rast i tentativës për tregtim të mallrave të futura kontrabandë në vendin tonë, arrestohet në flagrancë transportuesi i tyre.

Sekuestrohen artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë futur kontrabandë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brands”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-F. Z., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin tip “Benz”, që drejtohej nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, artikuj të markave të ndryshme (veshje dhe këpucë), pjesë të reja makinash dhe elektroshtëpiake, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy