
Një marrëdhënie të mundshme miqësore mes shqiptarëve dhe serbëve gazetari Ilir Yzeri tha se e sheh me skepticizëm, por shtoi se një ditë e kaluara do të harrohet. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Yzeiri u shpreh se ndryshon qasja e shqiptarëve të Shqipërisë ndaj sebëve nga ajo e shqiptarëve të Kosovës në marrëdhënie tjetër me ta.
“Shqiptarët në Kosovë kanë një histori dhune e gjaku me serbët dhe do kohë të kapërcehet. Këtë hap më parë duhet ta bëjnë serbët të cilët nuk e pranojnë kurrë atë që kanë bërë”, shtoi Yzeiri.
“Më duhet të bëj një dallim më shumë kulturor. Ne për arsye që dihen kemi qenë të ndarë me gjysmën tonë në Kosovë dhe kemi përftuar qasje të ndryshme për serbët apo grekët. Ndryshon qasja e shqiptarëve ndaj sebëve. Shqiptarët e Kosovës kanë që në një marrëdhënie tjetër me ta.
Një ditë patjetër e kaluara të harrohet dhe të krijojmë marrëdhënie, por e shoh pak me skepticizëm. E shkuara disa herë riciklohet.
Marrëdhëniet mes popujve ku njëri është dominuar janë marrëdhënie që nuk krijojnë klimë për mirëkuptim. Shqiptarët në Kosovë kanë një histori dhune e gjaku me serbët dhe do kohë të kapërcehet. Këtë hap më parë duhet ta bëjnë serbët të cilët nuk e pranojnë kurrë atë që kanë bërë”, tha gazetari.



