
Një person është gjetur i pajetë në tregun e Milotit mëngjesin e sotëm.
Ngjarja është raportuar rreth orës 06:30, në vendin e quajtur " Tregu i Milotit", ku është gjetur në rrugë, pa shenja jete Fiz Shoshaj, 70 vjeç, banues në Burrel.
Menjëherë pas konstatitimit është njoftuar në polici, ndërkohë që kjo e fundit ka mbërritur në treg.
Nga këqyrja paraprake nuk ka pasur shenja dhune apo demtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.



