Lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj.
Kështu tha shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi.
"Kjo luftë ka objektiva që nuk janë të lehta për t'u arritur, ajo zhvillohet në një territor kompleks.
Kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë për shumë muaj dhe do të punojmë me metoda të ndryshme, në mënyrë që rezultatet e marra të ruhen për një kohë të gjatë”, tha më tej tha Halevi.
Në fjalën e tij Halevi tha se nuk ka zgjidhje magjike dhe as rrugë të shkurtra për të çmontuar plotësisht një organizatë terroriste.



