Ish Ministri Edmond Panariti në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se për të cdo mall ushqimor që nga vende jashtë Bashkimit Europian është me flamur të kuq dhe kërkon një kontroll të sigurisë së lartë.
Ai tha se fakti që ky produkt me salmonelë ka dalë në treg pa dalë përgjigja e analizës, për të është një diçka e rëndë dhe që meriton një vëmendje.
Sipas tij malli me praninë e biznesit dhe të autoritetit kombëtar të ushqimeve duhesh asgjësuar dhe jo t'i lihesh atij ta fuste në magazinë dhe pastaj priste momentin e duhur për ta infiltruar në treg.
Brazilin, Argjentinën, Kinën, Indinë, pavarësisht nga fakti që disa sipërmarrje atje mund të pretendojnë që kanë adoptuar unë nuk i konsideroj praktika të sigurisë së cilësisë së Bashkimit Europian si vende të sigurta, pra për mua, çdo mall ushqimor që vjen jashtë Bashkimit Europian dhe jashtë tregut të Shtetit të Bashkuar të Amerikës është me flamur të kuq dhe nuk duhet të kryesh çdo gabim pa bërë komplet analizat për cilësinë dhe sigurinë e mallit.
Pra, momenti që vjen malli, nga ndej pavarësisht nga letrat, se letrat rregullohen, gjithsecili i sjell konform asaj që dëshiron ai të vendosë në ato letra, por malli nuk duhet zhdoganuar, madje ne kemi pasur rastet që anijet i kemi lënë në radhë, nuk e kemi lejuar fare që malli të prekte territorin shqiptar, ku kanë ardhur nga vende të dyshimta.
Shkon autoriteti kombëtar i ushqimit, inspektori i thotë atij, hape kontenerin, merr mostrën përfaqësuese, mbylle kontenerin, vulose. Dhe vetëm kur të vijë rezultati nga instituti i sigurisë ushqimore veterinarisë, do të hapësh kontinentin dhe do dalësh në treg.
Fakti që ka dalë në treg produkti pos faktum, pra analiza ka dalë më vonë dhe produkti ka infiltruar për mua është një diçka e rëndë dhe që meriton një vëmendje dhe është një shqetësim publik, por është edhe më i gjerë, sepse kjo gjë ndodhi fatkeqësisht, duam apo s'duam të ndodhi edhe me mandarinat e Kroacisë.
Malli me praninë e biznesit dhe të autoritetit kombëtar të ushqimeve duhesh asgjësuar dhe jo t'i lihesh atij ta fuste në magazinë dhe pastaj priste momentin e duhur për ta infiltruar në treg. Kjo është praktika.
Mendoj që jemi i vetmi vend në rajon dhe në Europë që në krye të atij institucioni. Ne nuk kemi as kimistë, as mikrobiologë, as veteriner, as mjek, siç duhet të jetë rasti që të kuptojë sigurisht nga çështjet e infeksioneve, nga çështjet e helmimeve, etj. Është e njëjta gjë sikur në krye të spitalit onkologjik të vësh një agronom.



