Vrasja e policit/ Bushkolaj: Përgjegjësia bie mbi drejtuesin Vilson Bala. Pula: Dështim i drejtuesve të operacionit (VIDEO)

Vrasja e policit/ Bushkolaj: Përgjegjësia bie mbi drejtuesin Vilson Bala. Pula: Dështim i drejtuesve të operacionit (VIDEO)

Gazetari Elkier Bushkolaj për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij Edison Adri, gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari, bën përgjegjës drejtuesin e policisë së Korçës, Vilson Bala.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se nuk janë marrë masat e duhura dhe përgjegjësia bie mbi kryepolicin e qarkut.

 

Policia e di qe bëhet fjalë për person me rrezikshmëri të lart shoqërore, thjesht fakti që ka qenë pjesë e forcave Komando, mjafton. Për personazhe të këtij kalibri futet në lojë RENEA, është dënuar në 2017 për kultivim kanabisi.

 

Kemi një ish-komando të akuzuar për kultivim kanabisi.  Në funeral nuk duhet të ishte Presidenti Begaj duhet të ishin personat e akuzuar për kultivim kanabisi, personat përgjegjës. Atje është drejtor Vilson Bala. 

 

Drejtori i qarkut ka organizuar operacionin dhe fatura i mbetet atij. Ai pretendon se janë dërguar 40 forca policore, ndërkohë që familjarët e viktimës thonë se ka pasur dy grupe me nga 6 policë. 

 

Policia e Shtetit duhet të bëjë transparencë. I dyshuari ka qëlluar i pari policinë, dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri. Kjo tregon se oficerët e policisë vepruan pa një plan. Ka qenë denoncimi i një dite më parë. zona e thellë malore e komplikon operacionin e policisë. Forcat e policisë kanë angazhim maksimal për protesta. Por dalin krejt zbuluar për ngjarje të rënda si kjo.

 

Ndërsa gazetari Besmir Pula flet për dështim të policisë dhe drejtuesit të qarkut, kryepolicit Vilson Bala.

 

Kemi të bëjmë me një dështim të policisë dhe kjo prej drejtuesit lokal Vilson Bala. Pretendimet e familjarëve të policit thonë se kanë qenë dy grupe me nga gjashtë policë. Do të duhet transparencë se sa ka qenë numri i forcave që kanë qenë në terren dhe kanë ndërhyrë. 

 

Dy prej mjeteve për shkak të terrenit të vështirë nuk kanë kaluar dot drejt objektivit të tyre, kjo tregon se sa e përgatitur është policia me mjete. Në aksion në zonë të thellë malore, shkohet me makina që nuk hyjnë dot në terren. 

 

Nga drejtuesit e operacionit duhet të ishin marrë masa përkatëse. Pse drejtori i qarkut nuk ka thirrur RENEA-n. Nga ana e tij është vlerësuar se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e RENEA-s. 

 

Për një person në arrati i dënuar me 10 vite burg, si mund të mos jetë i rrezikshëm. Do të duhet qartësuar më qartë nga policia e Korçës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy