Liverpool në finalen e Champions League, Villareal shkëlqen vetëm 45 minuta (VIDEO)

Liverpool në finalen e Champions League, Villareal shkëlqen vetëm 45 minuta (VIDEO)

Liverpool është skuadra e parë që kualifikohet në finalen e Champions League. Anglezët eliminuan një gjysmëfinale surprizën e këtij sezoni, Villarreal. 

Pas ndeshjes së parë te fituar 2-0, në atë të kthimit në Spanjë, skuadra e Klopp u shtang, teksa e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e dy golave. 

Villarreal bëri një pjesë të parë mbresëlënëse, ku shënoi dy herë me Dia në minutën e 3-të dhe Coquelin në minutën e 41. 

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, pasi Liverpool u fut i karikuar dhe ia doli të përmbysë rezultatin në 2-3, duke u kualifikuar në finale me rezultatin e përgjithshëm 2-5. Fabinho në minutën e 62, Diaz në minutën e 67 dhe Mane në minutën e 74, ishin autorët e golave të përmbysjes. 

Në finale, Liverpool do të përballet me fituesin e çiftit Real Madrid-Manchester City, sfidë e cila do të luhet ditën e nesërme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy