Pjetri: Marrim së paku 8 mandate në Durrës. Personazhe të caktuar kanë filluar të kontaktojnë me njerëzit me premtimin e blerjes së votës

Pjetri: Marrim së paku 8 mandate në Durrës. Personazhe të caktuar kanë filluar të kontaktojnë me njerëzit me premtimin e blerjes së votës

Ndrec Pjetri, kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike tha në studion e MCN Live se rezultatet në Durrës do të jenë një surprizë, ku së paku PD-ja do marrë 8 mandate.

Më tej Pjetri tha se personazhe të caktuar kanë filluar të kontaktojnë me njerëzit me premtimin e blerjes së votës.

Deri tani fushata është zhvilluar qetë, prezenca e grupeve kriminale vazhdon në Durrës. Rama nuk mund të zhvillojë model tjetër fushate, pa banda dhe lekët e pista. Prezenca e SPAK ka dhënë ndikimin e vet. Shohim PS, drejtuesit e saj nuk janë më agresiv siç kanë qenë më parë. Kjo është shkak pasojë e arrestimeve që ka bërë SPAK. PD ka arritur të unifikohet në masën 100%. Kemi te lista e hapur, secili nga kandidatët po vrapon në 100% e vet për të kapur rezultatin më të mirë. Asnjë kandidat i listës së hapur, nuk po bën garë të shëmtuar brenda llojit.

Nuk kemi fushatë si herët e tjera. Ndihet trysnia e kundërshtarit, ndihet trysnia e drejtësisë. Rezultati aktualisht është 8-6 për PD-në.

Durrësi do të jetë surprizë. I vetmi fenomen që do mundohemi të parandalojmë është shitblerja e votës.

Personazhe të caktuar kanë filluar të kontaktojnë me njerëzit me premtimin e blerjes së votës. Këto raste po i vëzhgojmë, se nuk mjafton shkrimi i emrit, pasi ndodh shkëmbimi atëherë merr vlerë si akt.

Jemi në dijeni të rasteve që kanë ndërhyrë tek familje të caktuara në skamje, kanë shkruar emrin që të premten dhe të shtunën do marrin para. Ne jemi në vëzhgim.

Orientimi nga lart i strukturave është vetëm nr.1, aleanca.

Në listën e hapur dal deputet unë pa diskutim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy