Këtë të dielë Tema e Javës, e gazetares Luljeta Progni, sjell për publikun e TemA TV një intervistë ekskluzive me ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi.
Topi u prononcua për Reformën në Drejtësi, duke u shprehur se “po i vjen fundi ballos me maska që ka qenë tipar karakteristik i politikës shqiptare brenda së cilës ka një mungesë koherence midis ‘sinqeritetit’ të politikës dhe mungesës së sinqeritetit të vërtetë në të njëjtën kohë”.
I pyetur nga gazetarja Progni referuar zërave për zgjedhje të parakoshme, Topi tha se “unë nuk parashikoj që brenda kësaj kohe të ketë zhvillime për zgjedhje të parakohshme”, ndërsa shtoi se “zgjedhje të parakohshme pa kod zgjedhor pa kushte normale të konkurrimit ne do kemi vetëm një thellim të krizës së politikës dhe institucioneve”.
Gjithashtu ish Presidenti foli edhe për rolin e ndërkombëtarëve e sidomos të SHBA-së në vendin tonë. Topi u shprehët se duhet tu jemi “mirënjohës SHBA-së për ekzistencën e vendit tonë në shekuj”.



