Xhadat/ Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “fryn” çmimet në blerjet me tender

Xhadat/ Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “fryn” çmimet në blerjet me tender

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur tenderin me objekt “Blerje pajisje për Policinë e Rendit (matës i nivelit të zhurmës)”, me fond limit 268 milionë lekë. Sipas dokumentave të tenderit bëhet fjalë për blerjen e 26 copëve, me vlerë për njësi 10.3 milionë lekë, për sa më poshtë vijon:

 

1.     Pajisje “Matës i Nivelit të Zhurmave, (set komplet), Klasi I

2.     Printer serial, Datalogging. Portativ për pajisjen Matës i Nivelit të Zhurmave

3.     Software menaxhimi, Detection Management Softëare

 

Atëherë Xhadat vendosën të kërkojnë se sa janë çmimet e tregut, gjë të cilën në fakt, duhet ta kishte kryer drejtoria e prokurimeve që po tenderon blerjen e këtyre aparaturave, përpara se të përpilonte dokumentet e tenderit dhe të përllogariste fondin limit.

Dhe ajo që zbuluam ishte se për 5 pajisje çmimi i një seti nga këta që po prokuron drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit është saktësisht 8 milionë e 76 mijë lëkë dhe jo 10.3 milionë.

Por theksojmë që me shumicë çmimi duhet të ulet edhe më shumë, pasi drejtoria e përgjithshme e policisë nuk ka porositur si “Xhadat” 5 sete, por 26, çka sipas një logjike të thjeshtë ekonomike i bie të kenë një çmim akoma edhe më të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy