Policia greke në Egaleo ka shkatëruar një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës ditën e sotme.
Sipas të dhënave të policisë helene grupi trafikonte marijuanë, heroinë dhe kokainë përmes pikës kufitare të Kapshticës drejt Greqisë. Janë arrestuar 3 shqiptarë të moshave 21, 38 dhe 48 vjeç, ndërkohë që janë ekzekutuar urdhër-arreste edhe për 19 shtetas të tjerë.
38-vjeçari i arrestuar akuzohet si personi që kryente trafikun përmes pikës kufitare të Kapshticës duke përdorur një automjet me vende të posaçme për fshehjen e drogës.
Për sa i përket 48-vjeçarit të kapur ai ishte personi përgjegjës për magazinimin e drogave. Në banesat e shqiptarëve të arrestuar u gjetën dhe sekuestruan 25 kg e 452 gram marijuanë; 3 kg 589 gram heroine; 130 gram kokainë, 39 kg 150 gram mpirës; 2 peshore; pajisje prerje e presimi; 4850 euro; 3 makina dhe 1 motor.



