Turqia me “kupolë” të hekurt/ Erdogan: Ndërtojmë mbrojtje ajrore si e Izraelit

Turqia me “kupolë” të hekurt/ Erdogan: Ndërtojmë mbrojtje ajrore si e Izraelit

Në 101 vjetorin e shpalljes së Republikës së Turqisë, Presidenti Erdogan foli për një fillim të ri dhe vizion shekullor për të ardhmen.

Pasi argumentoi se historia e turqve është e "unifikuar", nga hunët, ujgurët dhe selxhukët e deri te osmanët, ai arriti në përfundimin se Republika e Turqisë është përfaqësuesja e fundit e një sërë shtetesh me një histori mijëravjeçare.

Është bërë shumë më e rëndësishme dhe jetike që të gjithë  të bashkohen rreth vizionit të Turqisë së shekullit të ri. Për këtë qëllim, si vend dhe komb, është e domosdoshme që të zgjidhim shpejt problemet politike, sociale dhe ekonomike që kemi përpara.

Për më tepër, duke iu referuar sulmit terrorist të 23 tetorit ndaj Industrive Turke të Hapësirës Ajrore Presidenti Erdogan siguroi se Turqia nuk do të bëjë kompromis me forcat e se keqes siç I quajti ai.  Në ceremoninë e dorëzimit të helikopterit vendas T625 Gökbey ai theksoi se Turqia do të zhvillojë aftësitë e saj raketore dhe do të ndërtojë një sistemi të integruar të mbrojtjes ajror, ekuivalent me atë të Izraelit.

Sot po hyjmë në një periudhë në të cilën nuk rilindemi nga hiri, por nga mundësitë dhe vendosmëria që kemi. Me fjalë të tjera, jemi në prag të një fillimi të ri dhe më të forte. Përderisa kombi ruan unitetin dhe solidaritetin e tij dhe mban të paprekur frontin e brendshëm, organizatat terroriste dhe forcat e së keqes që i ushqejnë ata nuk do të mund të arrijnë ambiciet e tyre.

Erdogan tha gjithashtu se që nga themelimi i saj, Republika e Turqisë ka pasur disa mangësi dhe dobësi, madje ka bërë edhe disa zgjedhje të gabuara, por asnjëra nga këto nuk ka cenuar historinë, kulturën e pasur dhe vlerat njerëzore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy