Përpjekjet e ndërmjetësimit po vazhdojnë për të siguruar një armëpushim të ri në Gaza dhe për të liruar më shumë pengje të mbajtura nga Hamasi, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme izraelite që po “ngushtojnë dritaren” për një rezultat të suksesshëm, tha të dielën kryeministri i Katarit.
“Përpjekjet tona si shtet i Katarit së bashku me partnerët tanë po vazhdojnë. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha sheiku Mohammed bin Abdulrahman al-Thani në Forumin e Dohas, duke shtuar se “vazhdimi i bombardimeve thjesht po e ngushton këtë dritare për ne”.
“Ne do të vazhdojmë, ne jemi të përkushtuar që të lirohen pengjet, por jemi gjithashtu të përkushtuar të ndalojmë luftën”, tha kryeministri i Katarit.
Por, raporton AFP, shtoi ai, “ne nuk po shohim të njëjtin vullnet nga të dyja palët”.
Forcat izraelite kanë pushtuar zonën pranë klinikës UNRWA në kampin e refugjatëve Jabalia të Gazës, ku një grup i stafit të shërbimit mjekësor të urgjencës po operon një post mjekësor, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).
Sipas PRCS, ekipi i urgjencës përbëhet nga nëntë mjekë, infermierë dhe vullnetarë.
HE Prime Minister and Minister of Foreign Affairs @MBA_AlThani_ during a discussion panel at @DohaForum :
— Ministry of Foreign Affairs - Qatar (@MofaQatar_EN) December 10, 2023
Our efforts as the state of Qatar, along with our partners, are continuing in Gaza, we are not going to give up.
After fallout of the pause, we feel deeply disappointed that… pic.twitter.com/NSqpZFispo



