Bujqësia përballë zhvillimit, produktet “Made in Albania” në tregun evropian (VIDEO)

Bujqësia përballë zhvillimit, produktet “Made in Albania” në tregun evropian (VIDEO)

Shqipëria renditet e 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi. Kjo është ajo çfarë vërehet nga një studim i Organizatës Botërore të Ushqimit, FAO, ku theksohet, se megjithatë, në vendin tonë, vetëm 25% e fermave gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura në vit nga aktivitetet bujqësore.

Bujqësia është sektori me peshën më të lartë në ekonomi dhe në punësim, ndërsa prodhimet bujqësore plotësojnë vetëm 50% të kërkesës së brendshme. Sektori bujqësor kontribuon në një të pestën e ekonomisë dhe punëson gati gjysmën e personave që raportohen në punë, por ka produktivitet shumë më të ulët se në vendet e tjera të rajonit.

 Por pavarësisht kësaj panorame, të dhënat flasin për një ndryshim pozitiv në këtë sektor.  Nëse iu referohemi të dhënave nga INSTAT, bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi zunë 18,63% të Prodhimit të Brendshëm Bruto më 2019 dhe sektori u rrit me 1,35% në terma realë vitin e kaluar.

Në një bisedë për MCN TV, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, shpjegon se ku ndodhet bujqësia shqiptare sot dhe nismat e ndërmarra për zhvillimin e saj.

Ajo ndalet specifikisht në zhvillimin e zonave rurale, në prodhimin e produkteve bio dhe atyre që mbajnë markën “Made in Albania”, si dhe atë se ku qëndron Shqipëria në raport me standardet evropiane përsa i përket bujqësisë.

Blerina Goce 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy