Gruaja mohon pengmarrjen nga burri: Kishte dhunë psikologjike, por u plotësonte çdo gjë fëmijëve

Gruaja mohon pengmarrjen nga burri: Kishte dhunë psikologjike, por u plotësonte çdo gjë fëmijëve

Bashkëshortja e Aleks Markut, i cili hapi zjarr ndaj policisë teksa mbante peng fëmijët në banesë, Bardha Marku thotë se është kthyer nga Italia vetëm një natë më parë dhe se pranon dhunën psikologjikë nga bashkëshorti por jo atë fizike.

Ajo thotë se 40-vjeçari nuk i kishte marrë peng fëmijët por nuk mohon se ai mund të ketë konsumuar lëndë narkotike.

Kam ikur nga familja e prindërve se ishte me nerva me mua dhe po të vija do nervozohej më shumë.

Kisha vendosur të vija të nesërmen ose vetë, me komunikim normal, ose me policinë.

Në mëngjes më merr policia dhe më thotë hajde më merr fëmijët. Shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët.

Kisha një javë në Itali me miratimin e Aleksit, kisha gjithë dokumentacionin e vaksinimit në Itali dhe mi kërkonte shkolla e fëmijëve

. Kisha dhe takim me avokatin dje. Kemi pasur konflikte, por nuk ishim të ndarë.

Ne do kthehemi në Lezhë se kemi shtëpinë aty, do fus dhe fëmijët në shkollë në Lezhë. Kohët e fundit pinte gjëra, kishim frikë.

Vetëm psikologjikisht kishte dhunë, dhunë fizike nuk ka pasur.  Erdhëm në Durrës të fillojmë në punë.

Në syrin tonë nuk ka konsumuar alkool apo lëndë narkotike, kështu nuk di gjë. Edhe mund ta ketë konsumuar se nervoz ishte.

Kur isha në Itali komunikonim shumë pak, dy ditët e fundit fare. Fëmijët peng nuk i ka marrë, se ua plotësonte qejfin me të dala e me të gjitha.

Pas 5 orë negociatash, forcat RENEA arritën të bindnin për vetëdorëzim 40-vjeçarin Aleks Marku, i cili mbante peng dy fëmijët e tij të mitur në banesën e marrë me qira tek “Shkëmbi i Kavajës në Durrës, si dhe qëllonte në ajër me kallashnikov.

Emigrimi i bashkëshortes në Itali dhe konfliktet e vazhdueshme me të, është pista ku është përqendruar grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e regjistruar orët e para të së mërkurës në Durrës.

Banorët e zonës ku ai jetonte prej pak kohësh, thonë se fëmijët i kishin parë të luanin por nuk kishin njohje me ta.

Konfliktet me bashkëshorten dyshohet se kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa dyshohet se Aleks Marku, mbrëmjen e së martës ka konsumuar lëndë narkotike.

Pas shoqërimit të tij, policia ka bërë arrestimin e 40-vjeçarit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Ndërkohë, policia bën të ditur se bashkëshortja e tij kishte bërë denoncimin 2 herë për dhunë por nuk ishte paraqitur në gjykatë për urdhër mbrojtjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy