
Një qytetar është sulmuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga qentë endacakë në zonën e quajtur “Rruga e Kallmetit” në Lezhë.
Korrespondenti i MCN Tv, Jul Simoni në një lidhje telefonike me MCN Live bën me dije se qytetari është mjekuar në spitalin rajonal të qytetit për shkak të dëmtimeve që ka pësuar. Sipas gazetarit, qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët. Simoni thotë se nuk ka një qendër për këto kafshë.
Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim prej kohësh. I gjen në çdo orë të ditës dhe të natës në zona të ndryshme të qytetit. Është e dyta herë që personi në fjalë sulmohet nga qentë. Një rast i ngjashëm, i ka ndodhur para 2 vitesh
Kërkohet të ngrihet një qendër për sistemimin e tyre.
Bashkia e Lezhës i ka trajtuar qentë endacakë, por nuk ka një strehë për t’i trajtuar ata. Janë vaksinuar dhe janë kryer procedurat e tjera që të mos jenë të dhunshme, por nuk ka rezultat.
Bashkia po mendon për ngritjen e një qendre, por do të monitorohet dhe territori për të kapur ata persona që i sjellin.
Nuk ka një strehë për qentë endacakë.



