Çaka: Grupi i Rithemelimit juridikisht nuk ekziston, vëzhguesit mund të paraqiten si kandidatë të pavarur ose në koalicion (VIDEO)

Çaka: Grupi i Rithemelimit juridikisht nuk ekziston, vëzhguesit mund të paraqiten si kandidatë të pavarur ose në koalicion (VIDEO)

Më afrimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, cilat do të jenë procedurat që do të ndiqen veçmas nga kandidatët e grupit të rithemelimit për tu regjistruar në zgjedhje.

Lidhur me këtë procedurë, anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka, tha në një komunikim për “MCN live”, se

“KQZ është i detyruar të zbatojë aktet dhe konfirmimet nga institucionet shtetërore, nga Gjykata e Tiranës erdhi dokumenti i rregullt dhe normalisht Basha është kryetar i PD. Prandaj jemi të detyruar të zbatojmë ato vendimmarrje që kanë ato institucione, sa i takon PD, duhet të pranojmë atë përfaqësues që vijnë nga ky subjekt.

Si do t’i mbrojë Grupi i Rithemelimit votat e saj në këto zgjedhje, pasi edhe nëse regjistrohet ligjërisht në zgjedhje a do të ketë komisionarë në KZAZ. Çaka, thotë se duhen parë mënyrat tjera, se juridikisht Grupi i Rithemelimit nuk ekziston, dhe se vëzhguesit  e tyre do të duhet të vijnë si kandidatë të pavarur ose përmes koalicioneve.

“Sa i takon Grupit të Rithemelimit, si strukturë juridike nuk mund të ketë përfaqësues në komisione, juridikisht nuk ekziston, por është zgjedhje politike që një pjesë e PD e ka bërë, besoj se kandidatët do të përfaqësohen me përfaqësuesit e tyre, ashtu siç do ta bëjnë në qendrat e votimit, komisionet. Në këtë moment, ky komision s’mund të ketë as anëtar në KZAZ, as në qendrat e votimit, as në nivelin e anëtarëve. Se si do ti mbrojnë votat e tyre, nëse do të hyjnë si kandidatë të pavarur, ose me koalicion, do të përfaqësohen si vëzhgues, në mënyrë që të bëjnë më dije shkelje që ata mund të pretendojnë, por në konceptin e votës nuk kanë mundësi.

Sipas Çakës, bashkia e Vorës, në këto zgjedhje, do të aplikoj për herë të parë votimin elektronik, ndërsa identifikimi elektronik do të jetë aplikues  edhe kësaj radhe.

“Tanimë, do të vazhdohet identifikimi në mënyrë elektronike, do të implementohet kjo mënyrë në gjashtë bashkitë e vendit, kurse në bashkinë Vorë, do të implementohet votimi elektronik, nuk ka më identifikim manual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy