Daci: PD në vend të opozitës ka zgjedhur të rrijë në dyert e gjykatave. Kush fiton gjyqin do të humbasë shqiptarët  

Daci: PD në vend të opozitës ka zgjedhur të rrijë në dyert e gjykatave. Kush fiton gjyqin do të humbasë shqiptarët  

Avokati Jordan Daci duke komentuar në emisionin “Arnautistan” situatën në PD lidhur me përplasjen Berisha-Alibeaj, u shpreh se pala që do të fitojë gjyqin do të humbasë shqiptarët.

Ai u shpreh se po të ishte gjyqtar do t’i duhej vetëm 30 minuta për të vendosur lidhur me rastin në fjalë.

Është një situatë absurde. Madje kur kemi bërë komente, kam shkëmbyer biseda me dy palët. Njërit ia thash me sinqeritet: Nuk e di kush do e fitojë gjyqin, por ai që do fitojë gjyqin do humbi shqiptarët. Situata është që me heqjen dorë që bëri grupi Alibeaj në Gjykatën e Aplit, që duhet të konstatohet me vendim, çfarë ndodh, ndodh që Kuvendi i 18 dhjetorit duhet të paraqitet rishtaz për t’u regjistruar. Por kjo çështje nuk do zgjidhet derisa të shprehet Apeli për Kuvendin e 11 dhjetorit. PD në vend që të bëjë opozitë ka zgjedhur që të rrijë në dyert e gjykatës. Ka një palë që thotë që mazhoranca kontrollon gjykatën, që për mua s’është e vërtetë dhe s’mund të jetë e vërtetë. Zvarritja i jep të drejtën gjithësecilit që ta mendojë. Për ta zgjidhur është fare e lehtë. 30 minuta më duhet për të vendosur për atë rast, po të jem gjyqtar. Gjyqtari nuk duhet të shohë kë ka përpara, por duhet të shoh si është ligji dhe e drejta. Gjykata s’shikon pasojat se nuk bën politikë. Duhet një sforco që trupi gjykues të shmangë këto akuza që i bëhen me pa të drejtë. Pala që ka fitoren në tavolinë i intereson të presë, është pala që ka vulën. Pala që s’i pritet është pala që s’e ka vulën. Sherri s’bëhet a do ta bëjmë Shqipërinë më të mirë ne, sherri është më i rëndomtë, se kush do ulet në karrige dhe kush do bëjë listat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy