Gjatë konferencës së mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama i pyetur për thirrjet për pavlefshmërinë e raportit të Dick Marty tha se nuk ka asnjë provë për trafik të organeve nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se Këshilli i Evropës duhet t’i kërkojë falje Kosovës.
Gazetari: Kam parë që ju dhe partia juaj po bëni thirrje për pavlefshmërinë e raportit të Dick Marty, sepse ju, ashtu siç kam lexuar, mendoni se është i manipuluar nga Rusia. Mund të na jepni ndonjë detaj më tepër
Rama: Ka një dallim mes meje dhe zotërisë. Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia. Nuk do ta thoja sepse sot nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por është një histori e trafikimit të organeve që u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Dhe nga zëdhënësa rusë prandaj çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat nuk ka asnjë, fakte zero apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve.
Dhe siç e vutë re kjo Gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti plot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale. Edhe hetime pas hetimesh që janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri të pavarura nga çdo lloj ndikimi dhe nuk solli asgjë.
Kërkojmë t’i themi botës se kjo ishte një maskaradë, nëpërmjet një sasie të madhe balte të hedhur ndaj luftës së UÇK-së.
Nuk është akuzë janë fakte dhe nuk ka asnjë provë të kush e di se sa hetimeve që ka pasur trafikim të organeve njerëzorë të udhëhequr nga UÇK, që ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar në gjithë botën. Askush nuk mund të përpiqet ta përshtjellojë në një mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Europës dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë e të thotë na falni, sepse nuk mundeni, institucione kaq demokratike nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Në një vend që gjëra të tmerrshme kanë ndodhur. Asgjë personale, nuk e njoh, as nuk dua njoh, por është kjo që duhet bërë e ditur me emrin që ka derisa të ketë një provë sado të vogël të të kundërtës.



