Serbët e Kosovës do të mund të votojnë më 24 prill përmes qendrave grumbulluese të OSBE-së, ashtu siç ka ndodhur në vitin 2014 – kështu ka deklaruar Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa.
Teksa Qeveria e Kosovës po ua lejon serbëve të votojnë për zgjedhjet në Serbi, udhëheqësit partiakë serbë që po zhvillojnë çdo ditë fushatë elektorale në terrirorin e Kosovës, kanë deklaruar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.



