
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në jug të vendit, konkretisht në zonën bregdetare të Jalës dhe Dhërmiut, për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje.
Veprimtaria e IKMT-së ka hasur në rezistencë nga banorët dhe sipërmarrësit lokalë, të cilët pretendojnë se ndërhyrja është kryer pa paralajmërim dhe në kulmin e përgatitjeve për sezonin turistik.
Andrea Balla, banor dhe sipërmarrës në Jalë, u shpreh në një intervistë për “MCN Live” se ndërhyrja ishte e papritur dhe pa dokumentacion të qartë ligjor, duke ua prishur lokalin.
Ai kërkon transparencë dhe një proces të rregullt ligjor, në vend të veprimeve të befasishme që, sipas tyre, dëmtojnë turizmin dhe komunitetin lokal.
Punonjësit e IKMT-së së Tiranës, së bashku me strukturat rajonale dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, na terrorizuan dje pa paraqitur asnjë vendim për prishje, as procesverbal, as urdhër ekzekutimi.
Na kërkuan të boshatisnim ambientet, ndërkohë që kishim gjithçka brenda, në funksion të sezonit.
Po prishin pa një plan ndërtimorë, nuk ka asnjë projekt konkret.
Sipas Ballës, objektet që po prishen janë struktura sociale të ndërtuara dhe përdorura prej kohësh nga banorët dhe bizneset lokale.
Situata ka krijuar pasiguri dhe panik tek pushuesit dhe sipërmarrësit, të cilët kanë investuar për sezonin veror.
Na thanë se objektet janë pa leje ndërtimi, por deri më tani nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim zyrtar apo dokument që e provon këtë.
Këtu janë investuar miliona lekë për turizëm, dhe kjo ndërhyrje po ndodh pikërisht në kulmin e sezonit.
Balla shton se në zonën e gjirit të Jalës, sipas informacioneve të banorëve, mund të jenë rreth 20 objekte që janë në listën e prishjes.



