Berisha-Alibeaj/ Çaka: KQZ zbaton ligjin, i ka duart e lidhura. Disa bashki s’kanë respektuar rregulloren, do ndëshkohen (VIDEO)

Berisha-Alibeaj/ Çaka: KQZ zbaton ligjin, i ka duart e lidhura. Disa bashki s’kanë respektuar rregulloren, do ndëshkohen (VIDEO)

Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Çaka, bëri me dije për MCN Live se ka disa bashki që s’kanë respektuar rregulloren për përgatitjen e hartave elektronike dhe të zonave zgjedhore.

Çaka tha se KQZ u ka tërhequr vëmendjen dhe ndaj këtyre bashkive mund të ketë ndëshkime.

Lidhur me situatën në selinë blu, Çaka tha se “KQZ i ka duart e lidhura” dhe është e detyruar të respektojë ligjin, apo vendimin e gjykatës.

Ai shtoi se njëra pjesë e PD do të mbetet pa komisionerë, por kjo s’mund të jetë shkak për mosnjohjen e rezultatit.

Që në 2020 me aktin numër 9, Komisioni Rregullator ka miratuar rregullat për veprimtaritë e ndaluara. Në kushtet që zgjedhjet që janë caktuar në 14 maj, nga dita e djeshme kanë hyrë në fuqi rregullat. Nga dje deri një ditë para zgjedhjeve, institucionet shtetërore duhet të marrin masa për respektimin e rregullave që kanë të bëjnë me fushatën. Nuk ka veprimtari të ndaluara në kuptimin e termit popullor, por publikimi i tyre duhet të ndjekë disa rregulla që janë përcaktuar në aktin nr.9. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, këto janë zgjedhje për pushtetit vendor, dhe s’mund t’u referohemi të gjitha ndalesave të vitit 2021. Psh. siç ka qenë promovimi i kategorive të caktuara, si shpronësimet, rritjen e pensioneve, uljen e taksave, shpërblimet. Sot nuk i kemi këto veprimtari të ndaluara.

Kjo nuk do të thotë që institucionet shtetërore janë të lira të veprojnë ashtu siç duan. Është e ndaluar të bëhet promovimi i ndarjes së certifikatave të pronësisë apo legalizimeve. Nuk mund të bëhen promovime të mëdha në transporte dhe energjetikë. Çdo institucion duhet që 5 ditë para se të zhvillohet një aktivitet të tregojë objektin dhe pjesëmarrësit te KQZ. Në bazë të deklarimit KQZ do bëjë verifikimit dhe nëse do shoh që është në ato fusha që Kodi Zgjedhor e ka të ndaluar, njofton institucionin që të mos ta bëjë atë.

Shkelja e detyrimeve do ketë edhe penalizime të caktuara. Çdo bashki duhet të përgatisë hartat elektronike dhe të zonave zgjedhore. Ka disa bashki që se kanë respektuar këtë afat. KQZ u ka tërhequr vëmendjen. Ndëshkueshmëria e subjekteve në vlerësimin tim do të ndodhë. Ajo që është me rëndësishme nuk është vetëm marrja e masave, por bashkitë të vazhdojnë me procesin që partitë dhe institucionet ta kenë këtë informacion. Ndaj këtyre njësive të qeverisjes vendore do merren masa administrative, deri me gjobë. Por në fund të ditës nuk e zgjidhin vetëm ato problematikën. U bëj thirrje këtyre strukturave ta realizojnë sa më parë, që në si KQZ të mos vihemi në vështirësi, që në periudhë kohe të ngushtë të ndërmarrim vendime. Por besoj që shumë shpejt edhe kjo çështje do zgjidhet”.

Teksa komentoi përplasjen Berisha-Alibeaj, lidhur me përfaqësuesit në KZAZ dhe KQV, Çaka tha:

Do doja ta ndaja këtë çështje në dy pjesë. Në një pjesë që ka të bëjë me vlerësimin institucional. Trumbetohet shumë se KQZ po përcakton kush do marrë komisionerët. Nuk është e vërtetë. Është ligji që përcakton kush ka të drejtën për të pasur përfaqësues. KQZ është thjesht një administrator i dokumentacionit. KQZ do zbatojë vetëm atë normim që bën gjykata. Gjykata do përcaktojë drejtuesin e subjektit politik. KQZ i ka duart e lidhura. KQZ është i detyruar të zbatojë atë përcaktim. Nëse do jetë emri i Sali Berishës, absolutisht do jetë ai përfaqësues i PD, nëse do jetë Alibeaj  absolutisht do jetë ai përfaqësues i PD. Është e vërtetë që në ndarjen që ndodh sot brenda PD njëra pjesë do ngeli pa komisionerë. Sot përfaqësuesi ligjor i PD është Enkelejd Alibeaj. Të gjithë janë në pritje të një vendimi gjykate, atë që në termin popullor është shprehur se kush do ta marri vulën e PD. Në këtë konfigurim që është sot pjesa që përfaqëson Berisha mbetet pa përfaqësues, në përjashtim të rastit ku mund të ketë bashkëpunim me Partinë e Lirinë, që anëtari të ndahet mes tyre. Sot grupimi i Berishës s’ka anëtarë as në KZAZ, as në KQV”.

I pyetur a mund të bëhet kjo shkak për mosnjohjen e rezultatit, Çaka tha:

Unë mendoj që nuk mund të jetë një shkak. Nëse do të ecim me parimin që vota është votë. Vota është e mbrojtur sepse nuk jemi si përpara shume viteve, ku çdo gjë ishte e fshehtë dhe e mbyllur. Sot në çdo KQV ka kamera që bëjnë vëzhgimin. Është e pamundur të bëhen manipulime në konceptin madhor. KQV dhe KZAZ nuk kanë hapësira për manipulime. Edhe nëse një parti s’ka komisionerë, s’ka arsye për t’u shqetësuar”.

Lidhur me votën e emigrantëve Çaka tha se pa u definuar nga Kuvendi si do realizohet kjo votë, KQZ s’mund të bëjë asnjë hap në këtë drejtim.

Ashtu siç jeni në dijeni, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një detyrim që Kuvendi të bëjë ndryshimet ligjore që të mundësojë votën e emigrantëve. Gjykata Kushtetuese ia ka lënë Kuvendit detyrimin. KQZ është gati për atë që i takon. Por pa u definuar në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi, si do bëhet kjo votë e emigrantëve, kuptohet që KQZ s’mund të bëjë asnjë hap. Ne kemi bërë disa drafte duke marrë parasysh opsione të mundshme. Ne kemi filluar me një draft për të përcaktuar mënyrën si do regjistrohen këta votues që janë jashtë. Por pa u normuar do mbetemi në vendnumëro në këtë pikë. Besoj që në zgjedhjet e 2025 bashkëkombësit tanë do kenë mundësi për të votuar, në këto zgjedhje është e pamundur. Votimi ka disa forma, një nga format mund të jetë me postë, që është format në shumë vende të botës. Një formë tjetër është që të ketë komisione votimi në konsullata dhe ambasada. Forma tjetër është ajo elektronike. Duhet që Kuvendi të përcaktojë një nga këto forma, dhe pastaj ne të përcaktojmë rregullat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy