Rakipi: Opozita parlamentare, një bandë sharlatanësh të shitur për leje ndërtimi

Rakipi: Opozita parlamentare, një bandë sharlatanësh të shitur për leje ndërtimi

Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi thotë se futja në Parlament e opozitës së re e ka dëmtuar demokracinë e vendit më shumë se çdo gjë tjetër në 30 vitet e fundit. Në analizën e përjavshme në emisionin “Në fokus”, Rakipi tha se deputetët e rinj të opozitës kanë bërë pazare me maxhorancën, e cila i përdor siç do.

Opozita parlamentare është një bandë sharlatanësh. Në 30 vitet e fundit nuk i është shkaktuar dëm më i madh vendit saç kanë shkaktuar këta njerëz pa integritet, pa edukim. Një pjesë e mirë e tyre janë të blerë. Ata që bërtasin më fort kanë bërë pazare, kanë marrë leje ndërtimi. Opozita jashtë ka bërë gabim që nuk i ka diskredituar. Ky grup e çoi demokracinë shqiptare në nivelet zero. Pas daljes së opozitës nga Parlamenti, me hyrjen e këtyre, ky Parlament është bërë i gjithi baltë. Janë në dorën e Ramës, ai bën çfarë të dojë me ta. Pa lista të mbyllura si mund të bëhej deputete vajza e Azem Hajdarit? Ata njerëz pa pikë identiteti janë njerëz që vërtiten nga Edi Rama”, tha Rakipi.

Sa i takon ngërçit të reformës zgjedhore, Rakipi tha se qëllimi i kryeministrit Rama është të fitojë një mandat të tretë dhe këtë synon ta bëjë përmes ndryshimit të rregullave të lojës, duke përdorur deputetët e opozitës së re.  

Edi Rama kërkon me çdo kusht të fitojë. Sot doli dhe nuk ishte i qartë se çfarë kërkonte. Ai tani dëshiron t’i rikthehet procesit, të prishë disa gjëra që nuk i koordinojnë. Tani ka një ndeshje përpara. Luajnë dy ekipe dhe njëri e di që nuk fiton. Atëherë njëri vendos rregulla të reja loje që të fitojë. Edi Rama do të fitojë me çdo kusht. Ai do të prishë koalicionet sepse nuk fiton dot. Do ta bëjë këtë përmes disa njerëzve të stërpërdorur. Vetë Basha nuk u ka qëndruar atyre që ka thënë vetë. Ndoshta u qëndron. Ndoshta ka ardhur ajo pikë që nuk ka ku shkon. Opozita duhet të gjejë mekanizmat si t’i shpëtojë kësaj”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy