Gazetari Basir Çollaku e quan turizëm politik të Edi Ramës mbledhjen dy ditore informale të kabinetit qeveritar në Shëngjin të Lezhës.
Nga studio e MCN Live, Çollaku tha se është zhvendosje në mënyrë simbolike e mbledhjes në Lezhë.
E shoh si karshillëk për marrëveshjen e emigrantëve, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende.
Gjithë ky debat vjen për një marrëveshje e cila është e papërshtatshme me Shqipërinë.
Sa i takon bashkimit të Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit në një ministri të drejtuar nga Blendi Gonxhe, e cilësoi si përqendrim shumë të madh ekonomik në një dorë.
Janë qindra milionë euro të hedhura për trashëgiminë kulturore, për projektet e Inteligjencës Artificiale që shkojnë në një institucion.
Është një marrëveshje ekonomike mes njeriut të besuar të Ramës. Nuk je duke u ofruar shërbimin, por kërkesa të atyre që janë duke investuar në investime strategjike.
Je duke bërë llogaritë e tyre me njerëzit e dyshimtë. Kjo dasmë politike që po bën Rama në Lezhë, tregon edhe një sinjal që Rama po dekonspiron zhvillimet e brendshme në PS.
Ai flet për zgjedhje, për ngjarje që janë jashtë partisë së tij. SPAK duhet të kishte vepruar me nxitimin që kërkojnë dosjet jo të marrin 3-4 vjet.
Shumë nga pjesëmarrësit në atë vaki, duhet të ishin në qeli. Nuk mund të shmangësh përballjen me drejtësinë me propagandë.
Ka çështje kombëtare dhe ndërkombëtare që përfshijnë Kryeministrin vetë. Kë ka larguar Rama është përballur me SPAK dhe kë do largoj Rama do përballet me SPAK.
Zoti Dumani deklaroi pak ditë më parë se është regjistruar procedimi penal për çështjen “McGonigal”.
Kjo do të thotë që edhe vetë Rama është nën hetim. Unë nuk di që të ketë ndonjë në atë tavolinë që të mos jetë nën hetim.
Telashet e drejtësisë janë shumë më të mëdha nga ata që ne njohim sot. Njerëz që janë sot në sistemet e reja të drejtësisë, janë të përfshirë në marrëdhëniet e tyre me botën e krimit, prokurorët, gjyqtarët etj.
Ka njerëz që janë të përfshirë në dosjet që mbërrijnë këtu. Te dosja Sky-Encro do tronditet sistemi i drejtësisë, i cili është tronditur.
Kam informacion dhe janë të përfshirë gjysma e qeverisë. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve të qeverisë.
Duhet të përgjigjen dhe të tregojnë nëse i kanë pasur telefonat të kriptuar, Kryeministri, ministri i Brendshëm, ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Gjykatës së Lartë.



