
Ish- deputeti demokrat Aldo Bumçi në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar protestën e opozitës së bashkuar pasditen e djeshme për të cilën u shpreh se dje ishte në ditë shumë e rëndësishme dhe shprese për vendin kjo dhe falë mbështetjes që qytetarët i dhanë PD-së.
Ai tha se nuk do të ketë paqe pa u mbyllur kjo situatë dhe se mesazhi është dhënë shumë qartë që s’mund të lejojmë një diktator që po vjedh vendin. Sipas tij, vendi duhet të kthehet në normalitet dhe nëse kjo nuk bëhet ne nuk do ndalojmë para asgjëje.
PD është forca kryesore opozitare por ishin të gjithë aleatët aty dhe jam i sigurtë që te mbështetësit përfaqësimi bëhet dhe më i gjerë se kishte grupe dhe shtresa të ndryshme. Protesta arriti shumë gjëra, ishte një ditë e rëndësishme, një ditë shprese që gëzon besimin e qytetarëve nga Tirana dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë dhe pse ishte një ditë pune dhe ky aktivitet pas goditjeve të forta që i janë bërë opozitës ku mos të harrojmë arrestimin e kryetarit të opozitës është mesazh terrori që qeveria përcjell se na shkel me këmbë. Shqipëria është në gjendje shumë të rëndë dhe mbështetja që ju dha dje opozitës është shpresë. E vetmja shpresë sot është PD dhe aleatët, nuk ka më një institucion që ti vendosi kufij regjimit autoritar të Ramës, por janë njerëzit që dolën masivisht dhe ky është lajmi më i fuqishëm që duhet të lexohet qartë.
Më tej ai shtoi se opozita jo vetëm i ka mbijetuar një sulmi të paprecedentë dhe të sulmohet opozita në këtë mënyrë nuk ka turp më të madh, por sipas tij kjo shoqëri tregoi se opozita qëndron dhe vendi ose kthehet në normalitet ose nuk do ketë paqe në këtë vend.
Mesazhi është i qartë, nuk mund të vijohet më tej që të sillemi sikur opozita nuk ka asnjë të drejtë, si mund të lejojmë një gjë të tillë, nuk mund të ndodhë kjo në një vend normalë, si mundet që emri partisë ti merret atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që dolën në shesh. Protestat janë si një ajsberg, ata që dalin përfaqësojnë pjesën tjetër aktive që nuk del dot për arsye të ndryshme por që janë me ne.
I pyetur se çfarë artritit dhe si do vijohet me aksionin opozitar, Bumçi tha se nuk ka pyetje për demokratët dhe nuk ka aksion për të sqaruar ne duhet të ndalojmë te mesazhi për këdo, ne nuk do pranojmë më dhunimin sistematik që i bëhet opozitës dhe kësaj shoqërie.
Nuk mund të lejomë më një sulltan që i merr pasurinë më të madhe këtij vendi, portin e Durrësit dhe ja jep një arabi, nuk mund të lejojmë në diktator që paguan mln para te inceneratorët dhe s’ka një të tillë, s’mund të dhunosh opozitën ku ndodh kjo që opozita nuk zgjedh dot njerëzit e saj por ja cakton Edi Rama në parlament. Mesazhin dje e ka dhënë shoqëria shqiptare nga demokratët, mesazh që duhet të lexohet nga Rama dhe ata që janë rreth tij. Kjo shoqëri nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjeve normale të demokracisë, çfarë po kërkojmë ne që të zgjedhim përfaqësuesit tanë, që s’mund të ketë më zgjedhje me Ramën.
Ne duam një normalitet demokraci që ka qenë përpara se të vinte Rama. Mesazhi është i qartë, nuk ka paqe sociale më në Shqipëri, ne s’do e pranojmë këtë, pasi arreston kryetarin e opozitës i merr emrin opozitës e ke vrarë dhe ne nuk do ndalojmë më.
Dje kishte dhe një tjetër mesazh përveç forcës dhe ai i shpresës që ky vend ka qenë i pari në Ballkanin perëndimor për rrogat, sot jemi poshtë Kosovës dhe Maqedonisë. Ne duam një Shqipëri normale që ofron shpresë dhe këto të dyja bashkë janë fuqia e një opozite dhe vendi duhet të rikthehet në normalitet dhe atë se kthen Edi Rama, por duhet ta bëjmë duke lejuar të drejtat themelore demokratike dhe nëse kjo nuk bëhet ne nuk do ndalojmë para asgjëje.



