Protestat për Zvërnecin, Konferenca Ipeshkvnore: Zhvillimi duhet të mbrojë mjedisin dhe familjet vendase

Protestat për Zvërnecin, Konferenca Ipeshkvnore: Zhvillimi duhet të mbrojë mjedisin dhe familjet vendase

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka reaguar mbi protestat e zhvilluara në Tiranë kundër projektit të ndërtimit të një resorti turistik në zonën e Zvërnecit, duke bërë thirrje për dialog, respektim të mjedisit dhe dëgjim të shqetësimeve të qytetarëve.

 

Në një deklaratë për shtyp, ipeshkvijtë shprehin vlerësimin për çdo zhvillim që synon përmirësimin e jetës së njerëzve, por theksojnë se ai duhet të jetë në përputhje me mbrojtjen e ambientit, respektimin e pronës së ligjshme dhe dinjitetit të komuniteteve lokale.

 

Sipas deklaratës, përfshirja e komuniteteve vendore dhe dëgjimi i zërit të tyre është një element thelbësor për çdo projekt që prek jetën dhe të ardhmen e banorëve. Kisha nënvizon se zhvillimi ekonomik nuk mund të shihet vetëm përmes përfitimeve financiare, por duhet të ketë në qendër njeriun, familjen dhe të mirën e përbashkët.

 

Konferenca Ipeshkvnore vëren se protestat e fundit pasqyrojnë pakënaqësi më të gjerë qytetare ndaj sistemit politik dhe mënyrës së vendimmarrjes, duke kërkuar që institucionet të dëgjojnë me vëmendje zërin e qytetarëve dhe të rinjve, të cilët shpesh ndihen të përjashtuar nga proceset që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

 

Në deklaratë bëhet thirrje për shmangien e gjuhës së urrejtjes dhe për ndërtimin e një dialogu të sinqertë ndërmjet qytetarëve, institucioneve dhe forcave politike, me synimin për të gjetur zgjidhje brenda kornizave demokratike dhe në frymën e integrimit europian.

 

Zëri i të gjithëve duhet të dëgjohet dhe të vlerësohet me kujdes e respekt nga ana e politikës, e qeverisë dhe e opozitës”, thuhet në deklaratën e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

 

Deklarata mbyllet me një apel për unitet dhe përgjegjësi shoqërore, duke theksuar se dialogu mbetet rruga më e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshëm për vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy