Kandidatët e primareve, Karabina: Amorale të kërkosh dhe të futesh në siglën e një partie të majtë (VIDEO)

Kandidatët e primareve, Karabina: Amorale të kërkosh dhe të futesh në siglën e një partie të majtë (VIDEO)

Drejtuesja e për komunikimin e fushatës elektorale të kandidatit për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, Mirela Karabina, thotë se programi për kryeqytetin është bërë gati nga ekspertë të fushave.

Në studion e MCN Live, ajo deklaroi në Tiranë kemi nevojë të çlirohemi nga zaptimi që ndodh në çdo fushë të jetës, duke filluar nga kopshtet, çerdhet dhe katrahura e betonit.

Sipas saj, beteja është për Tiranën dhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka bërë të qartë se kjo fushatë është frymëmarrje për Tiranën.

Kemi vulën dhe vula është legjitimitet, dhe ne jemi partia e busullës, jo e vulës.

Do doja të mbështesnim PD sot, se gjatë gjithë këtyre viteve kemi qenë kritik ndaj gjërave që nuk kanë ndodhur siç duhet.

Është në perspektivë partia që duhet të ishte.

Karabina tha se Alibeaj e ka sqaruar disa herë çështjen e 61 kandidatëve, është deklaruar dhe nga deputetë se kanë qenë 61 kandidatët me kohë, por një pjesë e tyre kanë ngulur këmbë dhe vendimmarrja i është lënë kolegjit dhe është menduar në shumë prej tyre të mos dalin, për arsye të situatës së agravuar.

Kandidatët për kryetarë bashkie të palës tjetër të dalë nga primaret, për hir të momentit u thamë të vijnë dhe të garojnë në garë me siglën e PD, e kanë pasur detyrim se kanë dalë nga PD.

Ata nuk e bën dot këtë hap, ata vunë interesin personal mbi të partisë. Për mua është amorale, të kërkosh dhe të futesh në siglën e një partie të majtë dhe të kërkosh të votosh për LSI.

E treta që është e rëndësishme, këtë kandidatë që bën këtë zgjedhje me kosto për ato, si do u bëjnë thirrje demokratëve, të votojnë për PD.

Do votojnë për kandidatin, jo për PD. Ata nuk janë më të PD, i kanë bërë dëm PD. Kjo është frymëmarrje për Shqipërinë dhe partinë, ne ruajmë identitetin e së djathtës shqiptare.

Karabina shtoi se roli i Alibeajt në këtë periudhë është i jashtëzakonshëm për të ruajtur Partinë Demokratike dhe ka rezistuar, ndonëse ka qenë në qendër të sulmit, nuk është lëkundur.

Në vijim tha se nuk e ka parë Foltoren që të rritet dhe PD të bëhej më e madhe dhe më e fortë.

Referuar ligjërimit publik të zotit Berisha dhe Foltores, nuk ka qenë me votë, por ka qenë revolucioni. Shumë demokratë janë pranë nesh se kanë besuar se do rrëzohej kjo keqqeverisje.

Tani jemi në një situatë që nuk e di se kush është detyrimi të futet në siglën e zotit Meta. Mundësinë e kishin të krijonin një parti të re dhe të kishin hyrë në zgjedhje, ndoshta të ishin një alternativë.

Por në një vit e gjysmë asgjë nuk ka ndodhur. Kanë dhe një fuqi financiare. Është amorale që pjesën e PD ta fusësh në një sigël të majtë, hajde të ishte e djathtë.

Aq më tepër që demokratët nuk e kanë dashur as në 2009 këtë bashkëpunim.

Ne nuk qarkullojmë dot elitat, jemi peng të një elite që kërkon të na mbajë kështu siç jemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy