Një shpërthim, që është shkaktuar nga një veturë bombë, ndodhi sot pranë një stacioni policie në Stamboll, njofton media turke.
Shpërthimi ndodhi në lagjen Yenibosna në zonën evropiane të Stambollit jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar Ataturk.
Ambulancat kanë vajtur menjëherë në vendngjarje, sipas imazheve të kanaleve televizive të cilat nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi viktima të mundhshme.



