Zbulohet pajisja e izraelitit, kush është biznesmeni shqiptar që kërkonte çimkat e vendosura nga Prokuroria

Zbulohet pajisja e izraelitit, kush është biznesmeni shqiptar që kërkonte çimkat e vendosura nga Prokuroria

Zbulohet misteri mbi pajisjen e çuditshme që një izraelit mbante me vete në aeroportin e Rinasit.

Sot u mësua se pajisja nuk shërbente për përgjim, por për zbulimin e përgjuesave, kurse izraeliti Yoram Frig është një detektiv privat i cili ka mbërritur në Shqipëri për të ofruar shërbimet e tij ndaj nje biznesmeni shqiptar, zbulimin e çimkave që ky i fundit dyshonte se ia kishte vendosur Prokuroria.

Kujtojmë qe çimkat ose pajisje te ndryshme përgjimi ne Shqipëri me ligj lejohen të vendosen vetëm nga Prokuroria në kuadër të ndonjë hetimi të mundshëm, shkruan Shqiptarja.com.

Pajisja elektronike është një model “Omni spectral correlator” që prodhohet në Amerikë, kurse Yoram Frig është një hetues privat me dy zyra, një në Tel Aviv dhe një në Qipro.

Misteri i vetëm që mbetet tani është se për cilin biznesmen shqiptar ka punuar izraeliti Frig. 

Ndërkohë shtetasi izraelit, do të hetohet në gjëndje të lirë. 

Do të jetë akt ekspertiza që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë  me një detektor përgjuesish apo aparat përgjimi   

Prokuroria ka marrë në pyetje shtetasin izraelit dhe burime nga Ora News bëjnë me dije ai pretendon se kemi të bëjmë me një detektor përgjuesish

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy