
Gjuhëtari Bahri Beci për Konsultën Gjuhësore të Prishtinës në vitin 1968 thotë se kur u vendos të mbahej Kongresi i vitit 1972, ishte me rëndësi prania e Kosovës, ndonëse ishte e vendosur se do të miratohej edhe në mungesë së tyre.
Ai e cilëson si meritë të gjuhëtarëve të Kosovës, praninë në Kongresin e drejtshkrimit.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, deklaroi se gegërishtja u mohua që në vitin 1944, por se gjuha toskërishte ka funksionuar dhe do funksionojë.
Duke vendosur toskërishten, me dashje apo pa dashje, nisur dhe nga pozita politike, është krijuar një diskriminim social me pjesën gegëfolëse, përfshirë Kosovën.
Është krijuar opinioni se pjesa që nuk flet gjuhën letrare, ndihet si e nënvlerësuar.
Kur flasim për gjuhë standarde përfshin gjuhën e folur, gjuhën zyrtare dhe jo gjuhën e letërsisë artistike.
Edhe deri vonë në fushën e letërsisë nuk lejohej të shkruhej në gegërisht. Tani nuk e dimë sa është niveli i atyre që shkruajnë gegërisht.
Shqiptarët nuk janë njerëz fanatikë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Fakti që këngët këndohen me një gegërishte që nuk është letrare, ndikon keq në formimin gjuhësor shqiptar.
Nuk duhet të marrësh gegërishten jo letrare. Prania e një gegërishte të shkruar dhe e këtyre këngëve të sotme, nuk përbëjnë fare problem.
Me gjuhën formohesh që kur lind. Në gjuhën e folur, ndaç toskët, ndaç gegët besoj dhe për shumë kohë flasin dhe do flasin në dialekt.
Kosovarishtja është pjesë e gëgërishtes. Kosovarishtja nuk ka një histori shkrimi që të imponohet, është variant dialektor i folur.
Nëse kërkohet gegërishtja letrare, mendoj se është mjaftueshëm që në fushën letrare të shkruhet gegërishtja letrare.
Se ndryshe do krijohet një variant i tretë që nuk do kuptohej. Sugjeroj të krijohet një gegërishte letrare e standardizuar, në mënyrë që të lexohet me kënaqësi.



