Gjatë mbrëmjes të së enjtes në Shkodër një punonjës i OSHEE është goditur disa herë me thikë për shkak të detyrës nga një person i dehur. Si pasojë e plagëve viktima ka humbur jetën rrugës për në spital.
Zamir Velaj, me profesion elektriçist i OSHEE, gjatë kohës që ishte duke ushtruar detyrën e tij dhe pasi ndërpreu energjinë në banesën e Martin Zefit, u konfliktua dhe u godit me thikë disa herë nga ky i fundit. Si pasojë e plagëve të marra Velaj, edhe pse u transportua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë vetëm pak minuta pas agresionit.
Vrasësi u arrestua menjëherë nga efektivët e Policisë Shkodër ndërsa sipas vetë raportimeve të autoriteteve, gjatë momentit që sulmoi elektriçistin, Zefi ishte në gjendje të dehur.
Ky incident është shumë i rëndë, ndërsa rikthen edhe njëherë vëmendjen tek pasojat sociale dhe problematikat e lidhura me energjinë elektrike në vend.



