PD dhe Ministria e Shëndetësisë përplasen për “zjarrin që dogji shkresat e tenderave sekretë”

PD dhe Ministria e Shëndetësisë përplasen për “zjarrin që dogji shkresat e tenderave sekretë”

Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quajti “eliminim kriminal i dokumenteve shtetërore” në Ministrinë e Shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se ka provat se një zjarr i rënë në Ministrinë e Shëndetësisë ka djegur dokumentet e tenderave sekretë.

 “Zjarri ka rënë në zyrën e prokurorimeve, ku ndodhen kontratat e tenderave sekretë, ku janë djegur dokumentet, që më pas janë shuar me ujë. Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur në ministri brenda ditës, sa është aktivizuar sinjali anti-djegie. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e ministrisë kanë konstatuar djegien e dokumenteve. Është një e-mail zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. Në email thuhet shprehimisht: ‘Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”, tha Bardhi.

Ministria e Shëndetësisë reagoi menjëherë pasi Partia Demokratike publikoi email-in e saj zyrtar.

MSH thotë se emaili i është drejtuar stafit të ministrisë, pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

““Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative”, thuhet në deklaratën e MSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i konsideron shpifje dhe përpjekje për manipulimin e opinionit akuzat e PD-së, ndërsa shton se është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy