
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e Pripyat, qytetit fantazmë pranë termocentralit bërthamor të Çernobiolit.
Sot, më 3 prill, njësitë e parashutistëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës morën kontrollin e qytetit të Pripyat dhe zonën përgjatë kufirit shtetëror të Ukrainës me Republikën e Bjellorusisë.
Pripyat u evakuua në vitin 1986 pas shpërthimit dhe zjarrit në Çernobil,fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë.
Më shumë se 30 njerëz vdiqën menjëherë pas shpërthimit, i cili shpërtheu reaktorin nr.4 të Çernobilit më 26 prill 1986.



