Dimal/Vodhi kartë krediti dhe një shumë parash në një banesë, arrestohet 38-vjeçari

Dimal/Vodhi kartë krediti dhe një shumë parash në një banesë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38 vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia i akuzuar për vjedhjen e një shume parash dhe kartë krediti  në një banesë në fshatin Pashalli.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të 2 kallëzimeve, për vjedhjen e një shume parash, në një lokal në fshatin Pashalli, dhe për vjedhjen e 1 karte krediti, 2 kartave të identitetit, veglave të punës dhe veshjeve, në një banesë në këtë fshat, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal finalizuan operacionin të koduar “One day”.

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, pak orë pas vjedhjeve, autori i rasteve, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Kuçovë.

Me kartat e vjedhura në banesë, 38-vjeçari tërhoqi në bankë, një shumë parash. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy