Moti i keq, Dervishaj: Asnjë aks kombëtar s’është i bllokuar

Moti i keq, Dervishaj: Asnjë aks kombëtar s’është i bllokuar

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj inspekton gjendjen e kalueshmërisë në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë.

Dervishaj u shpreh se në Qafën e Muzinës pavarësisht motit të ditëve të fundit ky aks nuk ka probleme.

“Ka pasur një reagim të shpejtë dhe gjendja e kalueshmërisë është optimale. Angazhimi është maksimal si nga Ministria dhe drejtoritë rajonale.

Jemi në gatishmëri maksimale, por fatmirësisht në Jug s’ka probleme në qarkullim. Edhe Llogaraja dhe rruga e Bregut nuk ka probleme në qarkullim.

Disa akse në veri të vendit janë më problematiket. Bashkë me institucione të tjera po koordinohemi për të përballuar situatën. Asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar", tha ministri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy