Sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese/ Shqiptarët lëvizin dy orë më shumë për 14 ditë

Sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese/ Shqiptarët lëvizin dy orë më shumë për 14 ditë

Duke filluar nga kjo dita e sotme, Shqipëria do të ketë qarkullim, lëvizje në bare e restorante, edhe dy orë më shumë. Komiteti Teknik ka vendosur dje që të shkurtojë orën policore me dy orë, duke patur parasysh rënien e numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe të fataliteteve.

Kështu, duke filluar që mbrëmjen e sotme dhe në dy javë në vazhdim, do të keni mundësi të qarkullohet lirshëm deri në orën 22:00.

Edhe bizneset, baret, restorantet dhe jo vetëm, tashmë marrin frymë edhe dy orë më shumë, duke lehtësuar sado pak dëmet apo ngërçin që mund të ketë sjellë kufizimi i orareve për shkak të koronavirusit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Vetë Ministrja Ogerta Manastirliu argumentoi se fillimi i muajit të Ramazanit ishte një tjetër arsye që çoi në lehtësimin e masave anti-Covid por këshilloi qytetarët që të vijonin të zbatonin masat e tjera si distancimi social dhe mbajtja e maskave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy