Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metën.

Po ashtu bëhet me dije se është lënë në fuqi masa “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 19.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 130, datë 23.10.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim I.M. dhe J.K.

Pasi doli nga seanca gjyqësore Monika Kryemadhi tha për mediat se Prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve që ajo dje kam parë nga fashikujt e letërporosive nga SHBA-ja, Çekia dhe Austria.

Prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve që unë dje kam parë nga fashikujt e letërporosive nga SHBA-ja, Çekia dhe Austria. Theksoj se sigurisht se metodologjia e prokurorëve ishte në nivelin e një studentit të vitit të parë të juridikut. Argumentimet ishin shumë qesharake dhe të bazuara në falsifikim. 34 fashikujt që pashë rezultojnë falsifikime me keqdashje për çështjen 122 dhe CEZ DIA. Dua të theksoj se hetimet financiare janë manipuluar deklarimet e pasurive tona që do i sqaroj nesër.

Rezulton se edhe letërporositë nga SHBA, përsëri ka një deklaratë të rremë që ligji federal i dënon me 5 vjet burg dhe cenon marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri. Prokurorët ishin të papërgatitur dhe më pas kaluan në artikujt e gazetareve të shkruara nga mediat e inceneratorëve. Tregoi se çuditërisht se që në emërimin e një kryeprokurori të ri në SPAK nuk është ndaluar asnjë kg drogë në portin e Durrësit. Porti i Durrësit premtimi kryesor i kryeprokurorit të SPAK, sot drejton policinë e shtetit dhe SPAK.

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin e Apelit të GJKKO-së si të paarsyetuar.

Vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Sistemi i drejtësisë është sofistikuar. Z Meta atë ditë ka qenë në Kosovë. Meta e ka ditur procesin dhe nuk mund të intimidojë dhe as të prishë provat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy