
Një temë mjaft e prekur përsa i takon faktit a ka apo nuk ka një një identitet kosovar, për shkrimtarin Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin “ARnautistan” në MCN TV, qëndron.
Si një ithtar i madh i identitetit kosovar, Rexhaj, mëtoi të tregoj se divergjencat për një identifikim ndryshe i kuptoj në Tiranë.
“Tërë jetën kam mendu se jam shqiptar, kur erdha në Tiranë, pashë që jam “kosovar”, sepse thoshin “ja ky kosovari”.
Rexhaj tha se identiteti kosovar është realitet, dhe me të drejtë duhet të jetë, sipas tij, për faktin se Kosova ka luftuar për subjektivitetin e vet, tash e100 vite me luftë e sakrificë.
“Identiteti kosovar është realitet, jam idhtar i identitetit kosovar. Kosova ka subjektivitet, 100 vjet luftë e sakrificë, cdo familje ka histori gjaku e lufte, poër këtë arsye kur preznetohemi themi jemi shqiptar të Kosovës. Tash të jetë identiteti kosovar, nuk nënkupton një popull i ri, është fakt që ne i takojmë një trungu, por si rezultat i një historie 100 vjecare, por kjo nuk na bën tjetër, ne kemi luftuar për subjektivitetin tonë, e tani nuk duhet të themi sikurse disa “nacionalist sallonesh”, për këtë arsye duhet pranuar faktin se Kosova ka të drejtë të mbijetoj”.



